Është ndaluar një fugon në Zubin Potok që po bartet mallra ushqimore nga Serbia në Kosovës në mënyrë ilegale.
I dyshuara mashkull shtetas serb është arrestuar nga policia, ndërsa fugoni është dërguar në terminalin doganor, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.
“Patrulla policore ka ndaluar një automjet fugon ngasës mashkull serb, gjatë kontrollit është vërejtur se në fugon kishte mallra ushqimore të cilat po i transportonte nga Serbia në Kosovë përmes rrugëve ilegale. Fugoni është dërguar në terminalin doganor ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje”.