Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka uruar ditën e mësuesit, 7 marsin, duke vlerësuar lart rolin e tyre në edukimin dhe emancipimin e shoqërisë.
“Shkolla dhe mësuesit tanë kanë luajtur një rol të pazëvendësueshëm në forcimin e identitetit kombëtar, emancipimin e shoqërisë dhe edukimin e saj. Mësimdhënësit ishin heronjtë e së kaluarës dhe do të jenë heronjtë e formësimit të së ardhmës sonë të përbashkët. Urime Dita e Mësuesit”, ka shkruar Veseli nw rrjetin social Facebook. /InLjami/