In Lajmi edhe sot ju sjellë një recetë mjaftë të shijshme një ëmbëlsirë e shpejtë, ekonomike dhe me shumë shije.
1 pako biskota Petit Beurre
250 gram gjalpë
2 vezë
3 rende cokollatë gatimi
arra të thërmuara
Vezët rrahini mirë, shtoni gjalpën e prerë dhe miksojini të gjitha bashkë sërish.
Cokollatën shkrijeni e shtojeni tek vezët. Biskotat kalojini në qumësht e pastaj renditini në tavën përkatëse ashtu që të bëhet një rend biskota, një rend krem, derisa të shpenzohet i gjithë materiali. Sipas dëshirës, mbi kremin mund të shtoni edhe arra të thërmuara, por nuk është e domosdoshme. Para servimit, ëmbëlsirën ftoheni mirë.
Ju bëftë mirë.