Filozofi Blerim Latifi ka komentuar deklaratat e Fatos Lubonjës dhe ministrit të Integrimit Evropiam, Blerim Rekës rreth ‘gabimeve’ të Amerikës.
Latifi me ironi thotë se tash ka mbetur të dalë edhe ndonjë kokë tjetër nga Shkupi e të numërojë të ashtuquajturat gabime të SHBA-së.
“Fatos Lubonja në Tiranë del e thotë se “Intervenimi i NATO-s në Kosovë s’u bë për t’i shpëtuar shqiptarët, por për qëllime imperialiste të Amerikës”. Blerim Reka në Prishtinë, nga kolltuku i ministrit, numëron gabimet e Amerikës në Ballkan. Ka mbetur që edhe në Shkup të shfaqet ndonjë “kokë e ndritur” për të na treguar edhe mëkatet tjera të Amerikës dhe kështu budallakut t’i japim një formë gjithëkombëtare”, ka shkruar Latifi në rrjetin social Facebook. /InLajmi/