Lideri i PDK-së, Kadri Veseli, sot ka nisur një fushatë në përkrahje të bizneseve të vogla dhe të mesme.
“Rriteni Biznesin Tuaj”, e ka quajtur Veseli këtë fushatë, ku shprehet i gatishëm që t’i vizitojë ato në vendet ku ato operojnë.
“Nga sot po e filloj fushatën “Rriteni Biznesin Tuaj”, për të përkrahur bizneset e vogla dhe të mesme anekënd Kosovës.
Më ftoni që të vizitoj biznesin tuaj, duke më dërguar videot tuaja me hashtag #RriteniBiznesinTuaj dhe unë do vij te ju”, ka shkruar Veseli në llogarinë e tij në Facebook.
https://www.facebook.com/watch/?v=387685608569703