Keni menduar për menynë e sotme në shtëpitë tuaja?!
InLajmi ju sjell recetat më të shijshmë. Njëra ndër recetat e shumta është gatimi i një lloj buke të quajtur lavash, me tharmë dhe pa tharmë
Kjo e dyta, meqenëse bëhet shpejt, mund të zgjidhë shkëlqyeshëm problemin nëse rastësisht në shtëpi mbetemi pa bukë, ndërkaq familjarët e uritur do të dëshironin diçka të hanin.
Lavash pa tharmë
Përbërësit:
▪ 3. gota miell, ▪ 2.5 lugë kos, ▪ 1 lugë e vogël kripë, ▪ 1 gotë ujë në të cilën keni shtuar pak uthull (pak e thartë).
Përgatitja:
Në tepsi përzieni ngadalë miellin, kosin dhe kripën duke i shtuar ngadalë ujë, ngjisheni brumin i cili duhet të jetë mjaft i butë.
Nga brumi bëni topa diç më të mëdhenj se arrat (madhësia varet nga tigani në të cilin do të piqet lavashi), lëreni pak të qëndrojë dhe pastaj secilin top shtrijeni me okllai që të jetë shumë i hollë.