Fushata zgjedhore në Podujevë do të nisë sot, ndërsa zgjedhjet do të mbahet të dielën e ardhshme, më 15 mars, shkruan InLajmi
Në garë për kryetar të Podujevës janë tre kandidatë, Naim Fetahu nga Partia Demokratike e Kosovës që do të ketë numrin 10 në fletëvotim, Nexhmi Rudari nga Lidhja Demokratike e Kosovës me numër 11 në fletëvotim, Shpejtim Bulliqi nga Lëvizja Vetëvendosje me numër 12.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është duke vazhduar me përgatitjet për organizimin e zgjedhjeve të jashtëzakonshme për kryetar të Komunës së Podujevës /InLajmi/