Policia e Kosovës në Prishtinë ka njoftuar se sot reth orës 11:30 janë shoqëruar katër persona, për një aktivitet që është mbajt sot në Sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.
Policia thotë se intervistimi i organizatoreve të aktivitetit dhe largimi i arkivolit është bërë me urdhër të Prokurorit te shtetit.
Njoftimi i plotë:
Prishtinë, 02 mars 2020 – Rreth orës 11:30, nga njësite policore të stacionit Qendra, janë shoqëruar katër persona, për një aktivitet që është mbajt sot në Sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.
Intervistimi i organizatoreve të aktivitetit dhe largimi i arkivolit është bërë me urdhër të Prokurorit te shtetit.
Personat janë intervistuar ne cilësinë e dëshmitarëve dhe me pas janë liruar, ndërkohë që arkivoli pas ekzaminimit nga ana e njësiteve kompetente është larguar nga vendi i ngjarjes. /InLajmi/