Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka kërkuar lirimin e menjëhershëm të aktivistëve të cilit vendosën një arkivol para qeverisë në shenjë proteste për heqjen e taksës, shkruan InLajmi.
Përmes një postimi në profilin e tij në rrjetin social Facebook, Haradinaj ka dënuar këtë akt, për të cilin ka thënë se është kundër frymës së Kushtetutës së Kosovës, dhe ligjeve në fuqi.
Postimi i plotë i tij:
Dënoj ashpër aktin e arrestimit të aktivistëve të Aleancës së të Rinjëve të AAK-së, Naim Ramizi, Musa Lekaj, dhe Edonis Kamberi, të cilët ishin duke realizuar një aksion simbolik kundër heqjes së taksës, para objektit të Qeverisë. Trajtimi policor i qytetarëve të ndershëm, vetëm pse ia kujtojnë Kryeministrit Kurti shkeljen flagrante të parimeve të dikurshme, është kundër frymës së Kushtetutës së Kosovës, dhe ligjeve në fuqi.
I bëjmë thirrje pushtetit dhe institucioneve të rendit, që të lirojë menjëherë aktivistët e arrestuar, dhe të mos ua shkelë të drejtën e garantuar të kundërshtimit paqësor e politik qytetarëve të Republikës së Kosovës./InLajmi/