I dashuroj këmbët e tua sepse shkelën mbi dhé dhe mbi erë dhe mbi ujë, deri sa më gjetën.
Mund të presin të gjitha lulet, por nuk mund ta ndalin pranverën.
Për trukun tim të ardhshëm kam nevojë të më puthësh dhe, në mënyrë magjike, do të shfaqen flutura në stomakun tënd.
Që asgjë mos të na ndajë asgjë mos na bashkoftë.
Nëse asgjë nuk na shpëton nga vdekja, të paktën dashuria të na shpëtojë nga jeta.
Fëmija që nuk luan nuk është fëmijë, por njeriu që nuk luan e humbi përgjithmonë fëmijën që jetonte brenda tij dhe do t’i mungojë shumë.
Dashuria lind nga kujtimi, jeton nga inteligjenca dhe vdes nga harresa.
Mos bëj me dashurinë çfarë bën një fëmijë me tullumbacen që kur e ka e injoron dhe kur e humbet e qan.
Është e ndaluar mos t’i buzëqeshësh problemeve, mos të luftosh për çfarë do, të braktisësh gjithçka nga frika, mos të bësh realitet ëndrrat e tua.
Ka një farë kënaqësie të çmenduria, që vetëm i çmenduri e njeh.