Pas qëndrimit në periudhë të gjatë kohore përpara ekraneve të pajisjeve teknologjike, sytë fillojnë të thahen, të ngjallin ndjesinë e kruarjes dhe të irritohen.
Ky fenomen njihet si “tharje e syve”, shpesh duke iu referuar si “tharja digjitale e syve”.
Këto janë disa nga metodat që duhet ndjekur:
Përpëlitni sytë më shpesh
Një ndër preventivat e para për t’u mbrojtur nga ky fenomen i shpeshtë është që t’i përpëlitni sytë më shpesh, në mënyrë që të lejoni kanalin e lotëve të prodhojë lot më shumë.
Në suaza normale, njeriu është i prirë të përpëlitë sytë 15 herë në minuta, derisa kur është i fokusuar 10-12 herë përbrenda një minute.
Respektojeni rregullin 20-20-20
Ndërrimi i fokusit të shikimit çdo 20 sekonda preventon tharjen e syve. Përse 20 sekonda? Kjo pasi që, syve iu duhet kaq kohë për t’u relaksuar.
Po ashtu, rregulli i fundit që propozon Business Insider që t’i përmbaheni është që ndriçimi i pajisjes të jetë në përputhshmëri me atë të ambientit në të cilin veproni.