Këta mini-kek me sallam dhe djathë parmixhano padyshim do të kthehen në të preferuarit tuaj për shkak të shijes dhe prakticitetit në përgatitje.
Përbërësit
100 gramë përshutë
250 gramë miell i tipit 00
1 pako pluhur pjekës
2 vezë
100 ml qumësht
50 gramë djathë parmixhano
60 gramë ullinj
Përgatitja:
Në fillim prisni sallamin në pjesë të vogla. Më pas në një enë shtoni miellin, pluhurin pjekës, vezët, qumështin dhe i trazoni mirë. Tani shtoni parmixhanon, sallamin dhe ullinjtë. E përzieni edhe njëherë mirë masën.
Lyeni format e muffins me pak gjalpë. Vendosni me kujdes tek secila masën që përgatitët. Vendosni tek secila pak mozarela dhe përsëri vendosni një shtresë tjetërnga brumi. E fusni në furrë për 30 minuta në temperaturë 180 gradë. Muffins e kripur janë gati për tu shijuar!