Ky është momenti kur një grua në mënyrë spektakolare i shpëton dy herë rrufesë, edhe pse ajo ia godet dy herë veturën Toyota brenda të cilës ajo gjendej.
Anna Nakaznykh rreth të 40-ve, ishte brenda veturës RAV 4, kur rrufeja në qytetin e Siberisë Novosibrisk e goditi dy herë, transmeton Telegrafi.
Gjithë këtë situatë e ka filmuar Galina Ershova, 41-vjeçe, që ishte me veturë pas saj dhe kishte të vendosur një kamerë në dritare.
“Mbeta e verbër për pak sekonda, menjëherë u largova se mendoja se do ta kem fatin e njëjtë”, ka deklaruar Ershova që ishte dëshmitare e një ngjarje të pazakontë.
Megjithatë vetura e saj Toyota kishte pësuar defekt teknik, ndërsa Anna dhe një pasagjere tjetër kanë shpëtuar pa as lëndimin më të vogël.
https://www.dailymail.co.uk/news/article-7468761/Woman-driver-survives-spectacular-DOUBLE-lightning-strike-car-motorway-rainstorm.html?ico=embedded