Presidenti i Kosovës është duke vazhduar qëndrimin e tij në SHBA, ai është pritur sot nga Sekretari Amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, në kuadër të vizitës zyrtare në Uashington.
“Kosova është e bekuar me partneritetin dhe besimin që gëzon në Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, ka shkruar Thaçi në rrjetin social Facebook.
Postimi i plotë:
Pata një bisedë të shkëlqyeshme me Sekretarin Amerikan të Shtetit, Mike Pompeo. Jam jashtëzakonisht i lumtur të shoh angazhim dhe përkushtim maksimal nga ana e qeverisë amerikane dhe personalisht të sekretarit Pompeo në mbështetjen ndaj Kosovës dhe të ardhmes së saj euroatlantike. Kosova është e bekuar me partneritetin dhe besimin që gëzon në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. HTH /InLajmi/
https://www.facebook.com/HashimThaciOfficial/videos/185787209341412/