Përmes një komunikate për media, kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti së bashku me Shefin e Stafit, Luan Dalipi pritën Berat Rukiqi, Eralda Kurtaj, Lekë Pula dhe Rrezon Krasniqi, përfaqësues të Odës Ekonomike të Kosovës (OEK).
Në takimin e sotëm u pajtuan të dy palët që prodhuesit vendorë të kenë vëmendjen e shtuar nga Qeveria jonë për t’i tejkaluar sfidat me të cilat përballen në tregun e Kosovës dhe në atë ndërkombëtar.
Qeveria e Kosovës do ta përkrah edhe biznesin por edhe konsumatorin. OEK u ankua që Kosova ka ligje të mira, por nuk ka kapacitet që t’i zbatojë ato. Prandaj, kjo Qeveri do të jetë Qeveri e zbatimit të ligjeve të veta. /InLajmi/