Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, është duke qëndruar në SHBA për disa vizita zyrtare.
Në rrjetin social facebook, presidenti ka shkruar se është takuar me të dërguarin e Departamentit të Shtetit për Ballkanin Perëndimor, Mat Palmer, me shefin e Atlantic Council, Damon Wilson, me përfaqësues nga Senati, Kongresi dhe nga institucionet qeveritare në Washington, shkruan InLajmi.
Gjithashtu, në këtë fotografi shihet edhe Vlora Çitaku. Kjo e fundit dhe Thaçi ishin të përfolur shumë këto ditë në media rreth keqkuptimit të njohjes nga Xhamajka.
Postimi i plotë:
“Në një darkë pune me të dërguarin e Departamentit të Shtetit për Ballkanin Perëndimor, Mat Palmer, me shefin e Atlantic Council, Damon Wilson, me përfaqësues nga Senati, Kongresi dhe nga institucionet qeveritare në Ëashington biseduam për mundësitë e arritjes së një marrëveshjeje finale me Serbinë, e cila do të sjellë njohje reciproke dhe anëtarësim të Kosovës në Kombet e Bashkuara”./InLajmi/