Një numër i konsiderueshëm i mërgimtarëve të rinjë në botë po depërtojnë në shumë fusha të ndryshme duke treguar suksese të mëdha.
Është bërë e ditur se nxënësja shqiptare Norah Muhaxheri vlerësohet me titullin “Praktikantja e javës” për punën e saj në një program praktikash në Bordin e Legjislatorëve në Westchester, SHBA. Aktualisht ajo ndjek shkollën e mesme në New York dhe në të ardhmen dëshiron të vazhdojë talentin e saj në muzikë.
Lajmin e ka bërë të ditur vet përfaqësuesi i lartë i Bordit të Legjislatorëve të Qarkut Westchester, David Tubiolo duke publikuar pikërisht në profilin e tij zyrtar ‘facebok’.
Urime Norah Muhaxherit që je ‘praktikantja jonë e javës’!
Norah ka lindur në Manhattan dhe është rritur në lagjen e Edgewood në qytetin e Scarsdale.
Ajo u diplomua nga shkolla fillore Edgewood dhe aktualisht po ndjek shkollën e mesme Scarsdale, shkruan albinfo.ch.
Ajo është një muzikant dhe këngëtare e talentuar, që planifikon të ndjekë shkollën Julliard dhe planifikon të bëhet muzikant profesionist. Urime Norah ka shkruar zyrtari i lartë, David Tubiolo në Bordin e Legjislatorëve në Westchester.