Sot kjo fermë numëron rreth 450 krerë delesh dhe 150 viça, si dhe ferma tjerër me kapacitet prej 50 krerëve të lopëve qumështore. Tri fermat janë të ndërtuara në shpatijet kodrinore të fshatit që mundëson shfrytëzimin e kullotave mjaft të pasura.
Investitorë janë vetë djemtë e Safetes që jetojnë dhe punojnë në vende të ndryshme të Evropës.
Pronarja e fermës Safete Koprani thotë se kjo fermë do të bëhet qendra e parë e mbarështimit të mështjerrave të linjes gjenetike për majmëri dhe do të jetë burim i vazhdueshëm i racës Limuzinë, për nevojat e fermës së tyre por edhe për fermerët tjerë që merren me majmërinë e viçave, shkruan Reporteri.net.
Plani i kësaj familje është që të rrisin numrin e viçave për majmëri deri në 500 krerë për periudhën prej tri viteve.