Sabri Fejzullahu është një nga ikonat e muzikës shqiptare që pavarësisht kohës ai iu ka bërë ballë trendeve të muzikës duke qenë ende shumë i përlyer dhe i dëgjuar nga të gjitha moshat.
Karrierën si këngëtar, Sabriu e filloi shumë herët, në vitin e largët 1967 ku për herë të parë e këndoi këngën “Tash jo” në Radiotelevizionin e Prishtinës, në mënyrë profesionale e me orkestër të madhe simfonike.
Sot ai po e feston ditëlindjen, duke mbushur 72 vjeç, por duke parë energjinë e tij për të kënduar, ai nuk të lë këtë përshtypje.
Ka qenë djali i tij Ermal Fejzullahu që e ka uruar babain e tij me fjalët më të mira: “Urime ditëlindjen king”.
Nuk kanë munguar as urimet si ajo e reperit Ledri Vula, apo Albatrit Muçiqit.