• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Monday, 11 August, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina Lajme Kosovë

Ambasada gjermane në Kosovë me njoftim të ri për viza

J G nga J G
24 February 2020
në Kosovë, KRYESORE
0 0
0
Ambasada gjermane në Kosovë me njoftim të ri për viza
46
SHPERNDARJE
309
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Ligji për Fuqinë Punëtore të Kualifikuar në Gjermani pritet të hyjë në fuqi që nga data 1 mars. Ky Ligj rregullon në detaje ardhjen e të huajve jashtë Bashkimit Evropian për punë në Gjermani.

Në bazë të këtij Ligji, për herë të parë në Gjermani mund të shkosh edhe me një vizë gjashtë mujore në mënyrë që të kërkosh punë duke i mbuluar personalisht shpenzimet gjatë kësaj periudhe.

Përveç kësaj të rinjtë nën moshën 25 vjeç që kanë mbaruar shkollën, mund të vijnë për të kërkuar një vend kualifikimi për deri në gjashtë muaj, nëse matura e tyre i kualifikon për shkollë të lartë, nëse njohin gjermanishten në nivelin B2 dhe e sigurojnë vetë jetesën në këtë kohë.

Ambasada gjermane në Prishtinë përmes një njoftimi të bërë sot ka treguar detaje shtesë lidhur me procedurën e aplikimit për vizë dhe shumë gjëra të të rëndësishme që kanë të bëjnë me këtë Ligj, transmeton Indeksonline.
Sipas Institutit të Ekonomisë Gjermane në fillim të këtij viti kanë qenë të regjistruar afër 100 mijë vetë nga vendet e Ballkanit Perëndimor që punojnë në punë të thjeshta në Gjermani dhe 60 mijë të tjerë që kanë gjetur punë të kualifikuara.

Njoftimi i plotë i ambasadës gjermane në Kosovë:

Më 1 mars 2020 hyjnë në fuqi rregulla të reja rreth imigrimit të fuqisë punëtore të kualifikuar.

Ligji i ri krijon mundësi të reja për punëmarrësit/et nga shtete që nuk janë pjesë e BE-së që kanë një kualifikim të njohur në Gjermani dhe të cilët kërkojnë të nisin një marrëdhënie punësimi në Gjermani.

Çfarë është Ligji rreth Imigrimit të Fuqisë Punëtore të Kualifikuar dhe çfarë ka ndryshuar?

Ligji rreth imigrimit të fuqisë punëtore të kualifikuar u mundëson punonjësve të kualifikuar në arsim profesional nga shtete jashtë Bashkimit Evropian (Shtete të Treta) të emigrojnë më lehtë në të ardhmen në drejtim të Gjermanisë. Përcaktimet ligjore ekzistuese për punonjës të kualifikuar me diplomë të shkollës së lartë/universitare vazhdojnë të mbeten të vlefshme. Gjithsesi për hyrjen në Gjermani me qëllim nisjen e një marrëdhënieje punësimi apo kërkimin e një vendi pune do të vazhdojë të jetë e nevojshme pajisja me vizë, për të cilën duhet të aplikoni pranë ambasadës gjermane.

Për punëkërkuesit me kualifikim të pamjaftueshëm, ose kualifikim profesional që nuk njihet në Gjermani, vlejnë edhe më tej rregullat e deritanishme.

Kush konsiderohet si fuqi punëtore e kualifikuar sipas Ligjit të ri?

Si fuqi punëtore e kualifikuar konsiderohen të diplomuarit në universitete si dhe personat me një kualifikim në arsimin profesional që njihet në Gjermani. Punësimi është i mundur vetëm në atë profesion për të cilin keni marrë më parë kualifikimin përkatës. Një diplomë profesionale konsiderohet zakonisht si e kualifikuar dhe njihet, nëse në Gjermani ajo do të merrej pas një periudhe dy-tre-vjeçare të arsimit profesional.

Ç’duhet të bëj që të mund të marrë një vizë për nisje të punësimit si punonjës i kualifikuar në Gjermani?

Së pari duhet të njihet kualifikimi dhe më pastaj të parashtrohet kërkesa për vizë. E rëndësishme është që ju fillimisht të bëni njohjen zyrtare të kualifikimit tuaj të huaj nga autoritetet përgjegjëse në Gjermani. Informacione të mëtejshme rreth procedures së njohjes së diplomës i gjeni në linkun: https://www.anerkennung-in-deutschland.de/html/de/.

Punëkërkuesit e kualifikuar duhet të fillojnë këtë procedurë me kohë. Këtë mund ta bëjnë edhe para hyrjes në fuqi të rregullave të reja, në mars të vitit 2020.

Sapo të merrni njoftimin zyrtar për njohjen e kualifikimit dhe keni një ofertë konkrete për një vend pune në Gjermani, mund të aplikoni si fuqi punëtore e kualifikuar për vizë, në mënyrë që të vini në Gjermani dhe të ushtroni veprimtarinë profesionale për të cilën jeni kualifikuar.

Nëse keni një diplomë të kualifikimit profesional së paku dy-vjeçare, apo diplomë universitare të lëshuar nga një shkolle/universitet gjerman, atëherë nuk është e nevojshme nisja e procedurës për njohjen e diplomës.
Çdo të thotë kjo konkretisht për procedurën e aplikimit për vizë pranë ambasadës gjermane?

Parashtrimi i kërkesës për vizë është i mundur pas datës 1 mars 2020. Terminët mund të caktohen vetëm në qoftë se e keni në dorë njohjen e diplomës mbi kualifikimin profesional, gjegjësisht diplomës universitare. Në këtë rast, luteni të caktoni një termin nëpërmjet sistemit të caktimit të terminëve të Ambasadës në kategorinë “Viza të tjera nacionale” (www.pristina.diplo.de/termin).

Ambasada i aktualizon rregullisht informatat në faqen e saj të internetit dhe me kohë do të publikojë informata të tjera lidhur me procedurat e vizave, shkruan IndeksOnline..

Duke qenë se koha e trajtimit të kërkesave për njohjen zyrtare të kualifikimeve profesionale në Gjermani shkon deri në disa muaj, ju rekomandojmë që të nisni me këto procedura që tani.

 

Tags: AmbasadaGjermanikosoveNjoftimViza
Postimi i mëparshëm

Një kandidat i ri për trajner të Bayern-it

Postimi tjetër

Kurti në Londër: Kërkon reciprocitet me Serbinë

Të ngjajshme Postime

Moti në Kosovë, me diell
Kosovë

Mot me diell dhe shumë i nxehtë – Personat e ndjeshëm rekomandohet të kenë kujdes orëve të mesdites

11 August 2025
Maqedonci: Planifikohet fabrikë shtetërore ushtarake me investitorë amerikanë
KRYESORE

Maqedonci: Planifikohet fabrikë shtetërore ushtarake me investitorë amerikanë

11 August 2025
Presidentja bën thirrje për veprim urgjent pas vrasjeve në Gjilan
KRYESORE

Presidentja bën thirrje për veprim urgjent pas vrasjeve në Gjilan

10 August 2025
Sveçla kritikon ashpër drejtësinë pas vrasjes së trefishtë në Gjilan: Prokuroria dhe Gjyqësori po tolerojnë kriminelët
KRYESORE

Sveçla kritikon ashpër drejtësinë pas vrasjes së trefishtë në Gjilan: Prokuroria dhe Gjyqësori po tolerojnë kriminelët

10 August 2025
Drejtori Rukiqi për ikjen e Mefail Shkodres me djem: Fillimisht kanë lëvizur në këmbë
Kosovë

Drejtori Rukiqi për ikjen e Mefail Shkodres me djem: Fillimisht kanë lëvizur në këmbë

10 August 2025
Vrasja e trefishtë, reagon Hyseni: Do të bashkëpunojmë ngushtë që autori i krimit të sillet para drejtësisë
KRYESORE

Vrasja e trefishtë, reagon Hyseni: Do të bashkëpunojmë ngushtë që autori i krimit të sillet para drejtësisë

10 August 2025
Postimi tjetër
Kurti në Londër: Kërkon reciprocitet me Serbinë

Kurti në Londër: Kërkon reciprocitet me Serbinë

Lajmet e fundit

Moti në Kosovë, me diell

Mot me diell dhe shumë i nxehtë – Personat e ndjeshëm rekomandohet të kenë kujdes orëve të mesdites

11 August 2025
Çfarë ka ndodhur me 20 dhjetor nër vite?!

Çfarë ka ndodhur me 11 gusht ndër vite?

11 August 2025
Sallatë e ftohtë me patate të pjekura – Receta që nuk duhet t’ju mungojë

Sallatë e ftohtë me patate të pjekura – Receta që nuk duhet t’ju mungojë

11 August 2025
10 shenjat që tregojnë se një burrë ka pëlqim ndaj jush

10 shenjat që tregojnë se një burrë ka pëlqim ndaj jush

11 August 2025
Maqedonci: Planifikohet fabrikë shtetërore ushtarake me investitorë amerikanë

Maqedonci: Planifikohet fabrikë shtetërore ushtarake me investitorë amerikanë

11 August 2025
Gazetarët e Al Jazeera-s vriten në sulmin izraelit

Gazetarët e Al Jazeera-s vriten në sulmin izraelit

11 August 2025
Burrë e grua humbën jetën tragjikisht në Bjeshkët e Junikut, Policia jep detaje

Vdes një person në QKUK pasi u ther me thikë në Prizren

11 August 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu