Cristiano Ronaldo nuk i ka mbajtur lotët pasi i është treguar një xhirim i babait të tij të ndjerë, në të cilin ai shprehte krenarinë për arritjet e djalit të tij.
Gjatë pjesëmarrjes në emisionin e Piers Morgan, futbollistit portugez i është lëshuar një video, në të cilat babai i tij, Jose Dinis Aveiro, fliste para fillimit të Kampionatit Evropian të vitit 2004 që u zhvillua në Portugali.
Babai i tij, një ish-ushtar dhe i varur nga alkooli, vdiq nga pamjaftueshmëria e mëlçisë në moshën 52 vjeçare duke mos i përjetuar sukseset më të mëdha të Ronaldos dhe lindjen e fëmijëve të tij.
“Nuk e kam parë asnjëherë videon. Nuk e kam parë kurrë këtë video. E pabesueshme”, ka thënë 34-vjeçari i përlotur.