Sportistët e sportistet dhanë gjithçka nga vetja në kohën e okupimit (1991-1999), duke e sfiduar makinerinë e pushtuesit serb.
Pjesë e Gjeneratës së Republikës është edhe Valbona Zeça-Rexhepi, atëkohë hendbolliste dhe trajnere e KH Kastriotit nga Ferizaj.
Ajo më shumë bashkëlojtare vendosën që t’i zhvillojnë garat e Republikës dhe refuzuan të luajnë në ligën ish jugosllave dhe të Serbisë.
Përkundër kërcënimeve nga pushtuesi serb, Valbona me shumë shoqe e sportiste nuk u ndalën por vazhduan misionin e tyre, në garat e Republikës. Sot Valbona apo ‘gruaja e hekurt’, jeton e vepron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, shkruan Bota Sot.
Profesoresha që ishte halë në sy për regjimin serb, dha kontributin e madh të saj për sportin në kohërat më të vështira.