Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, kujtoi heroin Shaban Pollusha në 75-vjetorin e rënies.
Haradinaj përmes një postimi të bërë në rrjetin social Facebook tha se Polluzha me bashkëluftëtarë ishin pishtarë të luftës kundër Jugosllavisë.
“Ata e deshën lirinë më shumë se veten, andaj u bën frymëzim për gjeneratat, për vazhdimin e përpjekjeve për liri. Në 75 vjetorin e përjetësimit, përulemi para veprës së tyre madhore. Lavdi”, shkroi Haradinaj. /InLajmi/