Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që sekretari i deritanishëm i Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale ta ndërrojë punën.
Izedin Bytyqi është ricaktuar si sekretar i përgjithshëm në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Ambinetit, që udhëhiqet nga Lumir Abdixhiku.
Në deklarimin e pasurisë për vitin 2019, Bytyqi ka deklaruar se ka si pronë të tij hiq më pak se 4 banesa, një lokal dhe garazhë.
Vlera totale e këtyre 4 banesave, që thotë se i ka trashegimi, është rreth 435 mije euro. Ndërkaq lokali është në vlerë 220 mijë euro.
Pagë vjetor si sekretar ka deklaruar rreth 13 mijë euro në vit.