Ekipi I futbollit nga Ferizaji ka prezantuar lojtarin e tyre më të ri Aurel Idrizi I cili është transferuar nga Gjermania, në Kosovë
Këtë e bënë të ditur nga një postim FC Ferizaji në rrjetin social facebook, shkruan InLajmi
“Kemi kënaqësinë të ju njoftojmë se klubi ynë ka arritur marrëveshje me talentin, Aurel Idrizi.
19 vjeçari eshte transferuar nga skuadra Gjermane, FC Memmingen u19, ai ka nënshkruar kontratë 3 vjeçare me klubin tonë.
Pozita e tij eshte sulmues, dhe besojmë që do të na ndihmojë në objektivat tona. Për këtë transferim njëri ndër më meritorët eshte drejtori sportiv i klubit tonë, Nadir Haxhimusa që arriti të bindë 19 vjeçarin të kalojë tek FC Ferizaj.
Ne si klub i urojmë Idrizit shëndet dhe shumë suksese në vazhdim “/InLajmi/