James Bond e ka anuluar premierën në Kinë.
Si pasojë e epidemisë së coronavirusit, në Kinë është anuluar premiera e filmit të James Bond, “No time to die”.
Filmat e paraparë të transmetoheshin në Ditën e Shën Valentinit dhe shumica e titujve të tjerë të shkurtit janë anuluar, shkrujnë mediat e huaja.
Duhet kujtuar se coronavirusi i cili u shfaq për herë të parë në provincën Hubei të Kinës, tani ka infektuar më shumë se 71,000 njerëz globalisht dhe ka vrarë 1.775, duke përfshirë pesë vetë jashtë territorit të Kinës.