Kryetari i Partisë së Aksionit Demokratik (SDA) të Sanxhakut, Sylejman Uglanin, ka uruar liderët e Kosovës, presidentin Hashim Thaçi dhe kryeministrin Albin Kurti për 12 vjetorin e shpalljes së Pavarësisë.
Në urim, Uglanin ka thënë se “falë përpjekjeve të shpirtit çlirimtar të qytetarëve të saj, Kosova sot është një shtet modern, i bazuar në sundimin e ligjit, sigurinë juridike dhe barazinë para ligjit”, raporton B92.
“Më vjen mirë që sot mund të themi se Republika e Kosovës e ka arsyetuar kërkesën e saj për liri dhe ka arritur të krijojë një shembull të një shteti në të cilin të gjithë qytetarët e saj kanë shanse të barabarta për afirmim të plotë dhe integrim në shoqëri. Me dëshirën që edhe në periudhën e ardhshme do të vazhdojmë t’i ushqejmë dhe t’i avancojmë raportet e afërta mes popujve boshnjakë dhe shqiptarë, sikurse edhe raportet mes Sanxhakut dhe Kosovës, pranoi miqësinë dhe respektin time të sinqertë”, tha kreu i SDA Sanxhakut, transmeton Koha.net.
Urim zyrtarëve të Kosovës u ka dërguar edhe presidentja e Këshillit Kombëtar Boshnjak (BNV) Jasmina Curiq, e cila ka thënë se Kosova është “shembull i shtetit multinacional, multikulturor dhe multifunksional e cila ofron mundësi të barabarta dhe mundësi për afirmim të plotë të qytetarëve të saj”.