Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu e ka vendosur flamurin me emblemën UÇK-së në sallën e Kuvendit, në prag të seancës solemne për 12-vjetorin e pavarësisë së Kosovës.
Kjo për t’iu kundërpërgjigjur nënkryetares së Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmire Mulhaxha-Kollçaku, e cila shpërndau një citat të një “analisti” serb i cili, sipas atij citati, thoshte se “Albin Kurti s’ka dosje kriminale nga koha e UÇK-së”.
Të pranishëm janë pothuajse të gjithë deputetët, me përjashtim të atyre të Listës Serbe.