Ka vdekur, ish-këshilltari në Kuvendin Komunal të Rahovecit, professor Kadri Dellova.
Lajmin e mortjes e ka dhënë përmes një postimi të bërë në Facebook, kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi, i cili ka ngushëlluar familjarët e të të ndjerit, derisa tha se Dellova qëndroi i palëkundur në idenë shqiptare dhe i palodhshëm në veprim për lirinë e Atdheut.
Postimi i plotë i Latifit:
Pikëllues lajmi se paska ndërruar jetë njëri nga personalitetet e rëndësishme në Krushë të Madhe, Rahovec e më gjerë, veprimtari, atdhetari, kontributdhënësi, ish këshilltari i KK- Rahovec, profesor Kadri Dellova.
Nga sot Komunës së Rahovecit do t’i mungojë njëri nga emrat e veçantë, i cili me urtësi, vizion dhe mirësi, fuqishëm i kontribuoi për lirinë dhe ndërtimin e vendit.
Profesor Kadri Dellova tërë jetën qëndroi i palëkundur në idenë shqiptare dhe i palodhshëm në veprim për lirinë e Atdheut.
Ai dha një kontribut të shënuar për disa dekada në proceset edukative, politike, kombëtare dhe shoqërore. Përveç si njohës të fushës do ta kujtojmë edhe si njeri i cili me korrektësinë dhe pedantërinë e tij në punë, ishte shembull për të tjerët.
Në këto momente pikëllimi e dhimbjeje, i shpreh ngushëllimet më të thella familjes Dellova, shokëve, miqve dhe bashkëpunëtorëve të Kadriut!
Familja humbi njeriun e dashur e të devotshëm, shoqëria njeriun e angazhuar, ndërsa ne humbëm mikun e aktivistin e denjë. Njëkohësisht, ngushëllime të sinqerta edhe degës së PDK-së në Rahovec për humbjen e këtij anëtari të përkushtuar!
Shembulli i tij jetësor duhet të na shërbejë si motiv e nxitje për ti shërbyer vendit sa më mirë.
Pusho në paqe!
Do të kujtohesh ndër breza!
Ngushëllime!/InLajmi/