Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i shoqëruar nga kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani kanë bërë homazhe në kompleksi memorial “Adem Jashari” në Prekaz.
Me këtë rast, Kurti e ka quajtur Prekazin kryeqytet të qëndresës dhe kryengritjes së shqiptarëve.“Erdhëm sot në Prekaz, në këtë kryeqytet të kryengritjes e të qëndresës së popullit tonë për të kujtuar dhe nderuar familjen Jashari, të cilët luftuan dhe u sakrifikuan në një ngjarje të jashtëzakonshme ku sot njihet si Epopeja e UÇK-së”.
“Në 12-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë i kujtojmë me mall e pikëllim por edhe me shumë krenari”, ka thënë Kurti.
Gjatë ditës nën organizimin e Qeverisë së Kosovës janë paraparë një varg aktivitetesh.
Osmani dhe Kurti do të vendosin kurora lulesh te varri i ish-presidentit Ibrahim Rugova, duke filluar nga ora 10:30, dhe nga ora 10:40 te varri i veprimtarit Adem Demaçi.
Nën kujdesin e kryetares Vjosa Osmanit, mbahet seancë solemne në ora 11:00.Kurse kryeministri Albin Kurti dhe kryetarja e Kuvendit të Kosovës Vjosa Osmani, do të bëjnë një vizitë në Forcën e Sigurisë se Kosovës nga ora 12:00.Nga ora 13:00 është planifikuar që të bëhet prezantimi i pamjes së re të Obeliskut NEWBORN, ku do të marrë pjesë kryetarja e Kuvendit të Kosovës Vjosa Osmani.
Duke filluar nga ora 18:00, në katedralen “Shën Nëna Terezë”, nën kujdesin e presidentit Hashim Thaçi.Gjithashtu, edhe komunat kanë paraparë disa aktivitet.