Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti do të jetë pjesë e Konferencës së përvitshme për Siguri që do të mbahet në Mynih të Gjermanisë.
Lajmi është konfirmuar për klankosova.tv nga Zyra e Kryeministrit.
Pjesëmarrës në Konferencë do të jetë edhe i dërguari special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq.
Nuk dihen detajet e Konferencës.
Konferenca do të mbahet nga data 14 shkurt deri më datën 16 shkurt, ku do të marrin pjesë krerët e shteteve më të fuqishme evropiane.