Njohësi i çështjeve politike, Artan Murati, është emëruar këshilltar i kryetares së Kuvendit, Vjosa Osmani.
“Ju njoftoj që nga sot i jam bashkuar kabinetit të kryetares së Kuvendit të Kosovës, zonjës Vjosa Osmani, si këshilltar”, ka shkruar Murati në rrjetin social Facebook.
“Do të punoj me tërë kapacitetin profesional e moral për t’i shërbyer vendit, për aq sa di dhe kam mundësi”, thekson ai.
Postimi tij i plotë:
Te nderuar,
Ju njoftoj qe nga sot i jam bashkuar Kabinetit te Kryetares se Kuvendit te Kosoves, zonjes Vjosa Osmani, si Keshilltar. Pervoja shumevjecare ne Kuvend, bashke me gjeneraten e politikaneve te rinj e te pakorruptuar, me bene te ndermarr kete hap, nder me te rendesishmit deri me tani. Kuvendi i Kosoves duhet te jete funksional dhe efektiv. Do te punoj me tere kapacitetin profesional e moral per t’i sherbyer vendit, per aq sa di dhe kam mundesi. /InLajmi/