Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka bërë homazhe tek varri i Mon Balajt, në 13-vjetorin e vdekjes së tij.
Të pranishëm në këtë ngjarje kanë qenë shumë zyrtarë e aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje.
Familjarët e të ndjerit besojnë se tash nën udhëheqjen e kryeministrit Kurti, pjesëtarët e Policisë rumune të UNMIK-ut të cilët janë përgjegjës për vrasjen e dy aktivistëve të VV-së, do të gjenden dhe do ta marrin dënimin e merituar.
Kujtojmë se të dy aktivistët e VV-së, Arben Xheladini dhe Mon Balaj, janë vrarë në sheshin Skëndërbeu gjatë protestës së datës 10 shkurt 2007, ku po kundërshtohej Pakoja e Ahtisaarit.
Sot në ora 13:00, Kurti pritet të bëjë homazhe edhe tek pllaka përkujtimore e Xheladinit dhe Balajt në Prishtinë, me ç’rast do të prononcohet para mediave./InLajmi/