Sipas protokollit të familjes, e pamja hapet në hollin e Teatrit Kombëtar në Prishtinë nga ora 8:00 deri në 17:00 nga data 08.02.2020. Nderimet e fundit këngëtares mund t’i bëhen deri më datën 09.02.2020.
Bilbili i muzikës shqipe, Nexhmije Pagarusha ka vdekur sot në moshën 86-vjecare. Familja e saj kanë lëshuar një njoftim ku thonë se e pamja për Nexhmijen do të mbahet në Teahtrin Kombëtar, ndërsa varrimi i saj do të bëhet në fshatin Pagarushë të Malisheves.
Sipas protokollit të familjes, e pamja hapet në hollin e Teatrit Kombëtar në Prishtinë nga ora 8:00 deri në 17:00 nga data 08.02.2020. Nderimet e fundit këngëtarës mund t’i bëhen deri më datën 09.02.2020.
Varrimi i të ndjerës do të bëhet në Pagarushë të Malishevës me rrethin e ngushtë familjar sipas amanetit të saj.
E pas varrimit, e pamja do të vazhdojë edhe për dy ditë të tjera deri më datë 11.02.2020 në Teatrin Kombëtar në Prishtinë, nga 8:00 deri në 17:00.
“Njoftim !
Njoftohen i gjithe populli Shqiptar qe me datë 08.02.2020 sipas protokolit familjar hapet e pamja në hollin e Teatrit Kombëtar në Prishtinë prej ores 08:00 deri 17:00.
Me datë 09.02.2020 do të mbahen homazhe në hollin e Teatrit Kombëtar me ç’rast qytetarët do të mund ti japin nderimet e fundit.
Ne oren 11:00 fillon mbledhja komemorative në po të njejtin objekt-teatrin kombetar
4.Ne ora 14:30 do të bëhet varrimi në fshatin Pagarushe,Malisheve me rrethin e ngusht familjar sipas amanetit të saj të fundit
E pamja me këtë rast vazhdon edhe per dy ditë dhe atë me datë 10-11.02.2020 poashtu ne hollin e Teatrit Kombetar ne Prishtine me fillim ne ora 08:00 – 17:00.
Kërkojmë mirekuptimin e te gjithë atyre që ndajnë dhembjen me ne , gjithe miqte dhe dashamiret e znj.Nexhmije per t’iu permbajtur protokolit familjar.
ME RESPEKT,
FAMILJA PAGARUSHA-Mulliqi”, njofton familja e të ndjerës.