Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë sot ka organizuar tryezën “Dekonstruktimi i ndikimit rus në Kosovë”, ku u tha se Kosova është cak i Rusisë per të shtrirë ndikim e saj per shkak te interesit të saj mbi Serbinë.
Drejtori i KCSS-së Mentor Vrajolli tha se temë është zgjedhur pasi Kosova ka qene subjekt i influencës ruse në Ballkan.
Ndërkohë autori i raportit Elis Vllasi tha se është përpjekur të gjejë se çfarë kërkon federata ruse me ndikimin e saj bë Kosovë. Sipas tij Rusia po përpiqet te shtrije ndikimin e saj ne Kosove për shkak te Serbisë.
“Ndikimi rus ne Kosovë ka të bej me rajonin dhe me Serbinë. Ajo qe ka rendësi për ta është Serbia në të cilën dëshiron të ketë ndikim. Kur flasim për ndikim ky mund të jetë pozitiv dhe negativ. Në Kosovë ndikimi rus nuk drejtohet drejt shqiptarëve por drejtohet kundër Kosovës si shtet”, ka thëne ai.
Sipas tij Rusia përpiqet të shtrojë ndikimin e saj në Kosovë për shkak se këtu gjenden BE-ja dhe NATO e po ashtu siç tha ai Rusia dëshiron që të rris ndikimin e saj si fuqi botërore dhe që ta mbroje interesin serb.