Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, po merr pjesë në lutjet e mëngjesit në Amerikë.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Haradinaj, ka bërë të ditur se është takuar me Sekretarin amerikan të shtetit, Mike Pompeo, shkruan InLajmi.
Haradinaj ka thënë se me Pompeon kanë biseduar për situatën aktuale politike në Kosovë si dhe rolin e saj në rajon e më gjerë.
Postimi i plotë i tij:
I nderuar që gjatë lutjeve të mëngjesit të ndajë tavolinën me Sekretarin e Shtetit Mike Pompeo.
Me Sekretarin Pompeo diskutuam për aktualitetin politik dhe rolin e Kosovës në rajon e më gjërë.
Kosova ka treguar se është në krah të Amerikës dhe partneri më besnik i saj në të gjitha aspektet globale si ato të sigurisë, ekonomike, politikës së jashtme dhe paqes e demokracisë.
Sekretarin Pompeo e sigurova se ne qëndrojmë të palëkundur në besimin se Kosova dhe SHBA përveç interesave të përbashkëta strategjike ndajnë edhe sistemin e vlerave të lirisë e demokracisë.
Zoti e bekoftë Kosovën, Zoti i bekoftë Shtetet e Bashkuara të Amerikës./InLajmi/