Moti me reshje të borës të përcjella edhe me erëra të forta, ka bërë që në shumë vende të ketë probleme nëpër rrugë.
Me probleme të shumta po ballafaqohen banorët e zonave rurale, ku edhe ka pasur reshje më të shumta të borës.
Përveç fshatit Dobratin, edhe banorët e fshatit Orllan kanë vështirësi në qarkullim.
Banorët janë detyruar me mjetet e tyre që t’i pastrojnë rrugët kryesore në këtë fshat.
Ndryshe, Komuna e Podujevës deri në fund të janarit nuk ka pasur kompani të kontraktuar për mirëmbajtjen e rrugëve gjate sezonit dimëror.

















