Kompania Rajonale e Ujësjellësit ,, Prishtina,, sh.a. ofron shërbime të ujit dhe kanalizimit edhe në komunën e Lipjanit, qytetin dhe disa zona përreth. 12 rezervuarë dhe 9 stacione të pompave janë pjesë përbërëse e Njësisë Operative të Ujësjellësit në Lipjan. Kjo Njësi Operative në kuadër të KRU,,Prishtina,, sh.a. u ofron shërbime 9791 konsumatorëve, qytetit të Lipjanit dhe gjithsej 26 fshatrave.Ju njoftojmë që konsumatorët e kësaj komune që nga dita e djeshme rreth orës 13:00 e duke vazhduar edhe sot, po përballen herë pas here me mungesë të furnizimit me ujë të pijshëm.
Arsyeja e mosfurnizimit mjaftueshëm me ujë të pijshëm në këtë komunë gjatë ditës së sotme është ndërprerja e energjisë elektrike në stacione të pompimit. Eshtë ndonjë defekt apo ndonjë ndërprerje e energjisë për shkak të ndonjë punimi teknik nga ana e KEDS-it , ne ende nuk jemi të njoftuar. Deri më tash, jemi duke e mbajtë stacionin e pompave me një gjeneratorë i cili nuk e ka kapacitetin që të jap energji elektrike mjaftueshëm për një funksionim të mirëfilltë në pompa.
Shpresojmë dhe lusim ekipet e KEDS-it që të shohin mundësitë teknike për rikthimin e energjisë elektrike, që konsumatorët të mos mbesin pa ujë të pijshëm./InLajmi/