Ka përfunduar mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës.
Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani ka thënë se bazuar në fuzionimin e ministrive do të ketë edhe fuzionim të komisioneve dhe do të jenë vetëm 14 komisione parlamentare.
Megjithatë për ndarjen e tyre ka thënë se do të presin deri të hënën pasi që Kuvendi do të ketë edhe disa deputetë të rinj.
Për bojkotin e Partisë Demokratike ka thënë se është e panevojshme pasi që fotografia nuk është larguar është brenda zyrës së njëjtë dhe vetëm ana ka ndryshuar. Ka bërë thirrje që të marrin pjesë në mbledhje dhe të japin kontributin e tyre, raporton Koha Ditore.
“Ne si opozitë e kaluar kemi pasur arsye për bojkot pasi që është cenuar integriteti territorial. Tani nuk do të ketë cenim të integritetit dhe sovranitetit të vendit”, ka thënë Osmani.

















