Kryetari i FSSHK-së Blerim Syla në një intervistë për “Zërin” ka thënë se kushtet e punëtorëve shëndetësorë viteve të fundit vetëm janë përkeqësuar. Ai e ka parë si shqetësuese mungesën e punëtorëve shëndetësorë në vend dhe ikjet e vazhdueshme të tyre.
Më së shumti deri në 10 vjetët e ardhshëm shëndetësia në Kosovë vlerësohet se do të jetë në krizë të thellë, për shkak të ikjes së punëtorëve shëndetësorë nga vendi.
Kryetari i Federatës së Sindikatave i Shëndetësisë së Kosovës, Blerim Syla, ka thënë se Kosova ka rreth 5 mijë punëtorë shëndetësorë mangët, derisa e ka konsideruar si shqetësuese ikjen e vazhdueshme të këtyre punëtorëve. Ai ka deklaruar se së fundmi kanë filluar të mbyllen edhe repartet nëpër spitalet rajonale në vend, derisa mungesa enorme e personelit shëndetësor po vazhdon të ndihet në shumë komuna