Drejtoria Rajonale e Policisë Pejë, ka njoftuar se ka arrestuar personin e kërkuar me urdhëresë nga Gjykatat Themelore në Pejë dhe Mitrovicë për veprat penale: Blerje, Posedim, Shpërndarje, apo shitje e paautorizuar e narkotikëve dhe të substancave psikotropike dhe analoge’, si dhe ‘Vjedhje’, i dënuar me dy vjet e pesëmbëdhjetë ditë burg.
“Njësitet relevante të Stacionit Policor Pejë, pas një pune operativo-hetimore kanë arritur ta arrestojnë të dyshuarin: F.R. i lindur me 1985”.
“I njëjti pas arrestimit është dërguar në Qendrën Korrektuese në Dubravë, për vuajtje të dënimit”, bën të ditur policia