Gjykata e Apelit shpall fajtor dhe i dënon më burgim efektiv gjashtë të akuzuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare. Lajmin e ka bërë të ditur Gjykata e Apelit.
Gjykata e Apelit, e ka aprovuar pjesshëm ankesën e Prokurorisë Speciale të Republikës se Kosovës, në rastin e të akuzuarve I.T., B.F.,Z.K.,V.H.-P.,R. Th. dhe F.T. Aktgjykimi i Gjykatës Themelore në Prishtinë i datës 06.06. 2018, është ndryshuar nga aktgjykim LIRUES në aktgjykim DENUES.
Të akuzuarit në fjalë, janë shpallur fajtor nga ana e Gjykatës së Apelit për veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar” sipas nenit 422 par.1 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës se Kosovës dhe janë gjykuar:
I.T. me dënim burgimi në kohëzgjatje prej 3 vjetësh.
B.F. me dënim burgimi në kohëzgjatje prej 2 vjet e 4 muajsh.
Z.K. me dënim burgimi në kohëzgjatje prej 2 vjet e 8 muajsh.
Ndërsa V.H.,F.T. dhe R. Th., secilën veç e veç, me dënim burgimi në kohëzgjatje prej 6 muajsh.
Dënimet do të ekzekutohen pas plotfuqishmërisë se aktgjykimit, ndaj të cilit palët kane të drejtë ankese në afat prej 15 ditësh, në Gjykatën Supreme të Republikës së Kosovës, transmeton lajmi.net.
Gjykata e Apelit gjeti se nga provat që janë pjesë e shkresave të lëndes, janë permbushur të gjitha elementet e veprave penale, për të cilat ata janë shpallur fajtor.