Tërmeti i 26 nëntorit 2019 në Durrës la pas 51 viktima dhe mijëra të plagosur.
Ministri i Bujqësisë, Blendi Çuçi ka bërë të ditur dhe shifrën zyrtare të dëmit të shkaktuar nga ky tërmet e që është 985 milionë euro, transmeton Telegrafi.
“26 nëntori 2019 do mbahet mend si një nga ditët më të rënda 17 mijë njerëz në total u zhvendosën nga banesat e tyre. 202 mijë persona u prekën nga tërmeti në 11 bashki. Rreth 90 ekspertë të huaj e vendas përfunduan raportin e vlerësimit në 30 janar. Raporti është hartuar sipas të gjitha standardeve të BE, BB dhe agjencisë së OKB. Në kohë rekord u bë verifikimi i 50 mijë banesave. Ekspertët kanë vlerësuar dëme dhe humbje në shumën 985 milionë euro. Falenderojmë partnerët për solidaritetin e treguar në këtë situatë. Pa këtë raport nuk mund të shkonim në Konferencën e Donatorëve më 17 shkurt. Programi i rindërtimit është një sipërmarrje e jashtë-zakonshme”, tha ministri Çuçi.