SHBA-të kanë miratuar përdorimin e tretmanit të parë për alergjinë ndaj kikirikëve tek fëmijët.
Ilaçi AR101 – ndryshe Palforzia – përdor imunoterapinë orale, duke iu dhënë fëmijëve sasi të vogla por në rritje të proteinave të kikirikut gjatë një periudhe gjashtëmujore nën mbikëqyrjen mjekësore.
Pas kësaj, përdoruesit duhet të vazhdojnë të marrin një dozë ditore për të qenë në gjendje të tolerojnë ekspozimin aksidental.
Trajtimi nuk është kurë dhe prodhuesit paralajmërojnë se rreziku i një reaksioni anafilaktik, potencialisht fatal, mbetet.
Gjithashtu pacientët duhet të vazhdojnë të shmangin kikirikët në dietën e tyre, shkruan Klan Kosova.
Kikirikët janë alergjeni më i zakonshëm ushqimor në SHBA, me një rritje të numrit të atyre që preken nga alergjitë ushqimore në të gjithë perëndimin në dekadat e fundit.