Në qendren e Kulturës “Rexhep Mitrovica” në Mitrovicë, komuna në bashkëpunim me Këshillin për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut janë duke mbajtur një akademi përkujtimore kushtuar 20 vjetorit të masakrës së 3 dhe 4 shkurtit që ndodhi në Veri të Mitrovicës në vitin 2000.
Nga kjo masakër humbën jetën 10 persona, u plagosën 25 të tjerë dhe u dëbuan nga shtëpitë e tyre 1564 familje me gjithsej 11.394 anëtarë.
Bashkim Rrukeci, Niman Sejdiu, Selime Berisha, Nezir Voca, Muharrem Sokoli, Nderim Ajeti, Remzije Canhasi, Nerimane Xhaka, Sebiha Abrashi dhe Shqipe Voca janë emrat e të vrarëve në Veri.
Kryetari i komunës, Agim Bahtiri, në këtë akademi përkujtimore i premtoi familjes Xhaka ndërtimin e shtëpisë.
“Ne kemi vendos me ta ndertu shtëpine edhe kjo do të ndodhë së shpejti” tha Bahtiri./InLajmi/




















