Avdullah Hoti zëvendëskryeministri nga Lidhja Demokratike e Kosovës, ka pranuar sot zyrtarisht detyrën e tij në qeverinë Kurti.
Ish-zv/kryeministri Enver Hoxhaj i ka dorëzuar sot zyrtarisht detyrën Avdullah Hoti të cilin edhe e uroi për detyrën e re.
Ai e bëri këtë të ditur përmes rrjetit social Facebook.
Postimi i tij i plotë:
Sot i dorëzova detyrën Zevendëskryeministrit Abdullah Hoti. E urova për detyrën e re dhe e informova për punët e kryera dhe ato që e presin./InLajmi/





















