Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, ka thënë se PDK nuk do ta votojë një qeveri të drejtuar nga Albin Kurti.
Deliu tha se Kurti dhe qeveria e tij prioritet e kanë pasur luftën në këtë parlament, ku pengon konsolidimin e shtetit të Kosovës, shkruan InLajmi
Ajo tutje tha se uk do ta shkel gjakun e atyre që kanë dhënë jetën për këtë vend dhe qytetarët që kanë votuar deputetët edhe për këtë mandat.
Reagimin e ka bërë gjatrë fjalimit në Kuvend.
Reagimi i plotë
“PDK nuk do ta votojë kurrë një qeveri të cilët prioritet e kanë pasur luftën në këtë parlament. Pengon konsolidimin e shtetit të Kosovës. Do të votojë gjithmonë për vendime të mira por nuk do ta shkel gjakun e atyre që kanë dhënë jetën për këtë vend dhe qytetarët që kanë votuar deputetët edhe për këtë mandat”, ka thënë Deliu-Kodra./InLajmi/




















