Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami përmes një postimi në Facebook ka thënë se prej nesër PDK, AAK e NISMA dalin në opozitë, dhe se fjalët po kthehen në vepra dhe premtimet do të realizohen.
Ajo ka kërkuar të ndërtohet një standard i ri në politikën kosovare dhe të mos behen krahasime ndërmjet qeverisjes LDK-VV me PAN-in, shkruan InLajmi.
“Tash fjalët do të kthehen në vepra. Premtimet do të realizohen. Ndryshimi do të ndodhë në secilën pjesë të shoqërisë. Nuk do të krahasohemi me PAN-in dhe keqqeverisjen e tyre. Ata po shkojnë në opozitë të gjatë. Ne do të ndërtojmë standard të ri për të ecur përpara”, ka shkruar Bajrami.
Ndërkohë, marrëveshja VV-LDK është arritur 119 ditë prej kur u mbajtën zgjedhjet dhe Vetëvendosje doli fituese. Më shumë se një muaj kanë kaluar prej se është votuar Kryetari i Kuvendit dhe është hapur mundësia e votimit për Qeverinë e Kosovës./InLajmi/