Për një marrëveshje të mundshme në mes të LDK-së dhe LVV-së ka reaguar Kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj përmes rrjetit social facebook, shkruan InLajmi.
Haradinaj ka thënë se lajmi që i gjithë procesi negociues është përmbyllur me dakordim nga LVV dhe LDK është veprim i duhur dhe konkretizimi i mirë, që respekton rezultatin zgjedhor.
Haradinaj ka thënë se tashmë është e domosdoshme të formohet qeveria sa më shpejtë.
Ramush Haradinaj ka thënë se qëndron i bindur se agonia e tejzgjatjes për ndarje të posteve është vetëm shpërfaqja e parë e mashtrimit të madh me të cilin do të identifikohet Albin Kurti si Kryeministër.
Postimi i plotë pa ndërhyrje:
Lajmi që i gjithë procesi negociues është përmbyllur me dakordim nga LVV dhe LDK është veprim i duhur dhe konkretizimi i mirë, që respekton rezultatin zgjedhor. Tashmë është e domosdoshme të formohet qeveria sa më shpejtë.
Kosovën e presin punë të mëdha dhe procese të rëndësishme, për të cilat duhet lidership, qëndrime konsistente dhe institucione kredibile dhe të qëndrueshme. Qëndroj i bindur se agonia e tejzgjatjes për ndarje të posteve është vetëm shpërfaqja e parë e mashtrimit të madh me të cilin do të identifikohet Albin Kurti si Kryeministër.
RH