Drejtor i Inspekcionit në Komunën e Prishtinës, Adonis Tahiri në bashkëpunim me policinë kanë gjobitur disa lokale në Prishtinë.
Gjobat ishin si rezultat i tejkalimit së orarit të punës, njoftoi Tahiri përmes një postimi në Facebook.
Postimi i tij i plotë:
Mbrëmë, inspektorët e Rendit Komunal bashkë me Policinë e Kosovës inspektuan lokalet në rrugën “Fehmi Agani”, që njihen ndryshe si “kafet e vogla”.
Gjashtë gjoba për tejkalim të orarit!